“Dështim në zbatim”/ Çështja e kompensimit të pronave, Tabaku: Ligji socialist ka mbaruar afatin dhe…

“Dështim në zbatim”/ Çështja e kompensimit të pronave, Tabaku: Ligji socialist ka mbaruar afatin dhe…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sjellë në vëmendje një nga çështjet më të ndjeshme dhe të pazgjidhura të tranzicionit shqiptar, kthimin dhe kompensimin e pronave. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku rikujton se kanë kaluar 10 vite nga hyrja në fuqi e ligjit për trajtimin e pronave, një ligj i miratuar nga mazhoranca socialiste, i cili sipas saj ka përfunduar afatin ligjor të zbatimit pa arritur objektivat themelore. Sipas ligjit, brenda një dekade duhej të ishin kthyer ose kompensuar të gjitha pronat, me një angazhim buxhetor që parashikohej të arrinte mbi 1 miliard euro, rreth 100 milionë euro në vit. Por realiteti, thekson Tabaku, është krejt ndryshe: vetëm rreth 20% e vendimeve të trajtuara pranë Agjencia e Trajtimit të Pronave...