Deputeti socialist: Reforma territoriale duhet të nisë nga kompetencat!
Deputet i PS, Arbjan Mazniku, tha se reforma e re territoriale duhet të fokusohet fillimisht te kompetencat reale të bashkive dhe kapacitetet e tyre për t’i zbatuar ato, duke lënë në plan të dytë debatin për hartën administrative. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Roland Zili, Mazniku theksoi se thelbi i reformës është rikonceptimi i funksionimit të pushtetit vendor, me synim ofrimin e shërbimeve më efikase, më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët. Deputeti i PS shtoi se koha është elementi më kritik dhe se reforma duhet të realizohet pa vonesa, për shkak të disa afateve të rëndësishme, zgjedhjet vendore në majin e vitit të ardhshëm, mbyllja e negociatave me Bashkimi Evropian në...
Burimi:
vizionplus.tv