Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale: Do t’i jepnim mundësi Ramës ta deformojë më shumë
Anëtarët e opozitës munguan në komisionin e posaçëm parlamentar “Për reformën administrativo- territoriale në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa kundër kësaj lëvizjeje ka dalë deputeti Bujar Leskaj. Kjo mbledhje e kësaj të hëne ishte afati i fundit lënë nga maxhoraca, ndërsa sipas deputetit Leskaj, rishikimi i Reformës Territoriale është një domosdoshmëri. Demokrati thekson se sipas tij, kjo lëvizje është një tentativë për të lënë Partinë Demokratike jashtë diskutimeve, në një moment të rëndësishëm për rishikimin e Reformës Territoriale. Reagimi i plotë i Bujar Leskaj: Reforma Administrativo-Territoriale e vitit 2014, për 12 vite ka dëshmuar se nuk ka prodhuar asnjë rezultat pozitiv për qeverisjen vendore dhe qytetarët. Përkundrazi, ajo ka sjellë pasoja të rënda në të gjithë territorin, duke dobësuar funksionimin e njësive administrative për shkak të...
Burimi:
top-channel.tv