Deputeti i Partisë së Lirisë, Haxhinasto, në delegacion me Peleshin në Gjermani, Meta proteston nga burgu: PD u përjashtua

Deputeti i Partisë së Lirisë, Haxhinasto, në delegacion me Peleshin në Gjermani, Meta proteston nga burgu: PD u përjashtua

Përbërja e delegacionit zyrtar që udhëtoi në Gjermani, shkaktoi edhe njëherë debat mes maxhorancës dhe opozitës. Partia Demokratike reagoi duke thënë se kishte propozuar Tomor Alizotin dhe Klevis Balliun si pjesë të opozitës në delegacion, ndërsa kreu i Kuvendit kishte marrë si përfaqësues të pakicës Redi Muçin e Lëvizjes Bashkë dhe Edmond Haxhinaston e Partisë së Lirisë. Megjithëse partia e tij ishte e përfaqësuar në këtë delegacion, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi nga selia e paraburgimit, duke quajtur të turpshëm përjashtimin e PD-së në delegacion. “Përjashtimi nga delegacioni zyrtar parlamentar, i grupit kryesor opozitar të Partisë Demokratike është një akt i turpshëm që tregon qartë, mungesën e vullnetit për përfaqësimin gjithëpërfshirës të Kuvendit të Shqipërisë, aq më tepër në këto momente të...