“Deputetët kanë kërkuar të kalojnë në akte sublime”, Berisha paralajmëron ngujim brenda Kuvendit dhe grevë urie: Gjithçka në momentin e duhur

“Deputetët kanë kërkuar të kalojnë në akte sublime”, Berisha paralajmëron ngujim brenda Kuvendit dhe grevë urie: Gjithçka në momentin e duhur

Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po mban peng raportin e anëtarëve socialistë të Këshillit të Mandateve  me qëllim që kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut që mos kalojë në seancën e së enjtes. “Nuk ka dërguar në kryesinë e parlamentit raportin e tij për imunitetin e Ballukut. Pra është Rama vetë ai që bllokon dërgimin e raportit të anëtarëve të komisionit të partisë së krimit në kryesinë e parlamentit për t’u futur këtë të enjte në axhendën e parlamentit. Ka shumë mundësi që kjo po ndodh. Që ata po djegin afatin 3-mujor. Ka shumë mundësi”, tha kryedemokrati. Nuk ka numrat për  ti hequr lirinë Ballukut, por shpreson që ka me vete numrin e duhur te mbështetësve për të rrethuar...