Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Deputetët janë memecë”, Shehi paralajmëron ndryshime rrënjësore në politikë
I ftuar në studion e lajmeve të Euronews me Mirela Milorin, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, u shpreh se duke parë zhvillimet e fundit, ka premisa të mira për ndryshime brenda partive politike dhe është optimist për një ndryshim në politikën shqiptare gjatë vitit 2026. Sipas Shehit, ndryshimet do të vijnë nga brenda partive. gjë që do të lejojë një gjeneratë të re të zërë vend dhe të shprehë idetë e veta, pa u ndikuar nga hierarkia tradicionale. Ai thekson se një reflektim i tillë i brendshëm është thelbësor për të përmirësuar politikën shqiptare dhe për të krijuar institucione më të balancuara. Shehi gjithashtu vuri në dukje se sistemi aktual politik ka nevojë për ndryshime rrënjësore, duke përmendur marrëveshjen e vitit 2008 dhe ligjin zgjedhor...