Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
Skena kaotike mëngjesin e të enjten në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës u përplasën me gardistët në përpjekje për të bllokuar seancën. Fillimisht ata bllokuan disa prej ulëseve të ministrave, në përpjekje për të mos lejuar ceremoninë e betimit të Avokatit të ri të Popullit, Endrit Shabani, por ai gjithsesi u betua mes flakadanëve, duke u larguar nga salla pasi i dhuroi një puthje deputetëve opozitarë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi Klevis Balliun dhe Flamur Nokën nga seanca, por sërish nuk u arrit të vihej qetësia. Në këto kushte, socialistët vijuan me votimin e projektligjeve që ishin në rend të ditës, teksa demokratët bënin thirrje kundër qeverisë, Kryeministrit Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku. “Ne duam zbatimin e ligjit. Kushtetuta dhe...