Departamenti amerikan i Drejtësisë bllokon 4 domainet e hakerave iranianë, mes tyre ‘Homeland Justice’
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi sekuestrimin e katër domain-eve që i përkasin grupeve të hakerave iranianë, të lidhura me qeverinë iraniane të përdorura për të sulmuar infrastrukturat e shteteve armike me Iranin Domain-et e sekuestruara – Justicehomeland[.]org, Handala-Hack[.]to, Karmabeloë80[.]org dhe Handala-Redëanted[.]to – janë përdorur nga MOIS (Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e Iranit) për të çuar përpara operacionet hakeruese ndaj kundërshtarëve të regjimit Këto përfshinin marrjen e përgjegjësisë për sulme kibernetike, publikimin e të dhënave të ndjeshme të vjedhura gjatë këtyre sulmeve, si dhe thirrje për vrasjen e gazetarëve, disidentëve të regjimit dhe shtetasve izraelitë. Rreth datave 15 korrik 2022 dhe 9 shtator 2022, aktorë të lidhur me MOIS përdorën domain-in Justicehomeland[.]org për të marrë përgjegjësinë për vjedhjen e dokumenteve sensitive nga institucione të qeverisë...
Burimi:
syri.net