“Dënojmë dhunën në protestë”, Berisha pas reagimit të ambasadës gjermane: Tubimet do shtrihen në gjithë vendin, jemi për kryengritje paqësore, por…

“Dënojmë dhunën në protestë”, Berisha pas reagimit të ambasadës gjermane: Tubimet do shtrihen në gjithë vendin, jemi për kryengritje paqësore, por…

Sali Berisha e cilëson protestën e djeshme si paqësore, duke mohuar aktet e dhunës dhe plagosjen e efektivëve të policisë. Gjatë një deklarate për mediat këtë paradite, i pyetur në lidhje me reagimin e ambasadës gjermane e cila shprehet se i dënon aktet e dhunës se djeshme ndaj personave dhe objekteve, Berisha e mohoi një fakt të tillë dhe tha se qëllimi i tyre është për kryengritje paqësore, teksa protestuesit valëvisnin flamurin gjerman, shqiptar dhe atë europian. “Ne jemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Por një gjë mund të them, nëse në këto protesta ka patur me dhjetëra demonstrues të plagosur nga dhuna policore, nuk ka patur deri më sot, asnjë polic të plagosur. Kjo është e vërteta. Por ne mbetemi të përcaktuar për kryengritje...