Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD shkresë zyrtare SPAK: Hetoni pa vonesa, po rrezikohet interesi publik

Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD shkresë zyrtare SPAK: Hetoni pa vonesa, po rrezikohet interesi publik

Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka rezulton e dënuar në shtetin grek dhe një fakt të tillë e ka fshehur në formularët e vetdeklarimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme, përfundimin pa vonesa të hetimit të saj për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Në shkresën e firmosur në emër të opozitës, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, thesohet se “përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit, në kuptim të nenit 6/1 të Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016, si dhe ka fallsifikuar aktet, duke kryer një tjetër krim, në mënyrë të...