‘Dëmshpërblimet për charter e verë…’, Paloka për Ramën: Vazhdon i qetë me mashtrime! Kush ta hajë ta hajë…

‘Dëmshpërblimet për charter e verë…’, Paloka për Ramën: Vazhdon i qetë me mashtrime! Kush ta hajë ta hajë…

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar pas propagandës së Ramës në podkastin e tij “Flasim”. “Vazhdon i qetë me mashtrime! Kush ta hajë ta hajë…:, shkruan deputeti demokrat ne një postim në facebook. Ndërkohë që shtron pyetjen për dëmshpërblimet. “Po si do bredhi me charter e të pijë verë nga 36 mijë euro ky, ne se do shkonin paratë tek qytetarët?!”, shkruan Palooka. Mesazhi: Vazhdon i qetë me mashtrime! Kush ta hajë ta hajë… Qytetarët nuk kanë marrë kurrë dëmshpërblimet për vitet e shkuara, ky vazhdon i gënjen “me plane” të reja…! Po si do bredhi me charter e të pijë verë nga 36 mijë euro ky, ne se do shkonin paratë tek qytetarët?!