Dëmshpërblimet nga zjarret, Rama: Gati kompensimi i të gjithë të dëmtuarëve, është përcaktuar masa në çdo zonë

Dëmshpërblimet nga zjarret, Rama: Gati kompensimi i të gjithë të dëmtuarëve, është përcaktuar masa në çdo zonë

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së shkuar. “Këtë javë janë shpallur edhe të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar për periudhën 15 qershor-15 shtator, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që nga Malësia e Madhe, në Krujë, Rrogozhinë, Peqin, Tepelenë, Delvinë, Has, Kukës, Dibër, Kamëz, Librazhd, Gramsh, Maliq, Finiq dhe Dropull. Të gjitha këto territore të prekura nga zjarret kanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve. Është bërë një punë shumë e detajuar dhe është krijuar më e rëndësishmja, e gjithë korniza për të bërë të mundur që dëmshpërblimi të shkojë aty ku duhet dhe cilido që është dëmtuar të...