“Demostruesit u mblodhën përpara zyrës së Ramës“/ Media turke ‘i jep zë protestës’: Kërkohet dorëheqja e qeverisë

“Demostruesit u mblodhën përpara zyrës së Ramës“/ Media turke ‘i jep zë protestës’: Kërkohet dorëheqja e qeverisë

Protesta kombëtare e mbajtur dje nga opozita në Tiranë është pasqyruar në disa media ndërkombëtare, përfshirë Reuters, mediat greke, Al Jazeera dhe mediat turke. “Mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë të dielën në shenjë proteste kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Demonstruesit u mblodhën përpara zyrës së kryeministrit në Tiranë pas një thirrjeje nga Partia Demokratike (PD) kryesore e opozitës dhe kërkuan që Rama dhe qeveria e tij e majtë të japin dorëheqjen për shkak të akuzave për korrupsion. Ata hodhën kokteje Molotov dhe policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe topa uji. Kokteje Molotov u hodhën gjithashtu në disa ndërtesa ministrish dhe automjete policie. Shumë rrugë në Tiranë u mbyllën për trafikun, me qindra oficerë policie të vendosur në vend. Demonstrata antiqeveritare...