Demiraj: Sali Berisha të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike

Demiraj: Sali Berisha të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike

Dritan Demiraj, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Sali Berisha duhet “të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike”. “Opozita vjen nga një situatë 8-vjeçare gabimesh të njëpasnjëshme, nuk mund të them të qëllimshme apo të paqëllimshme, por që e dëmtuan rëndë dhe në shtesë të kësaj edhe investimet e Edi Ramës për ta përçarë opozitën nëpërmjet emërimit, financimit, mbështetjes së një pjese të liderëve ose të ish-drejtuesve të ndryshëm për ta copëtuar në të gjithë ato pjesë”, tha Demiraj. “Opozita duhet të riformohet tërësisht. Edhe unë besoj me shumë sinqeritet, si një njohës i një pjese të madhe të deputetëve të Partisë Demokratike, së pari do të duhej të bëhej një analizë e thellë për...