Delegacioni i eurodeputetëve viziton shtetet e Ballkanit Perëndimor/ Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike
Një grup eurodeputetësh ndodhet aktualisht në Shqipëri për të vlerësuar përparimin që vendi ynë po bën në rrugën drejt Bashkimit Europian. Sipas Eureporter, disa anëtarë të Parlamentit Evropian janë shprehur kundër përdorimit të vazhdueshëm të masës së paraburgimit, duke thënë se kjo praktikë ngre “shqetësime serioze”. Për rastin Veliaj, këshilltarët ndërkombëtarë të kryebashkiakut janë shprehur për Eureporter se paraburgimi që pengon ushtrimin e detyrës, “mbart shenjat e një persekutimit të motivuar politikisht. “Paraburgimi i vazhdueshëm jo vetëm që komprometon seriozisht aftësinë e tij për të ushtruar mandatin si kryetar bashkie, por edhe për t’u mbrojtur siç duhet ndaj akuzave të ngritura kundër tij. Duke parë se si është zhvilluar kjo çështje gjatë 12 muajve të fundit, arrestimi, paraburgimi dhe në fund ndjekja penale e tij,...
Burimi:
top-channel.tv