Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar vizitën e tij në Izrael si një përpjekje për të ushtruar presion mbi SPAK-un. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Hoxha tha se Rama po e shfrytëzon politikën e jashtme për interes personal, duke u vetëparaqitur si “lider global”, ndërkohë që Shqipëria, sipas tij, mbetet vendi më i varfër dhe më i korruptuar në Europë. Sipas Hoxhës, kjo “shitje” publike e Ramës si faktor ndërkombëtar synon të dërgojë mesazhe frikësuese drejt drejtësisë. “Është një tentativë për t’i thënë SPAK-ut: kujdes me mua, unë jam i paprekshëm”, u shpreh ai, duke shtuar se “të gjitha rrugët e korrupsionit çojnë te Rama”. Hoxha akuzoi kryeministrin për...
Burimi:
javanews.al