DEKRIPTIM – A po nis të “shthuret” gardhi i kryeministrit Rama në Partinë Socialiste me Spiropalin dhe Braçen?

DEKRIPTIM – A po nis të “shthuret” gardhi i kryeministrit Rama në Partinë Socialiste me Spiropalin dhe Braçen?

Dy reagime të forta, në një distancë vetëm 7 minutash, janë shpërfaqur në rrjetet sociale. Fillimisht Elisa Spiropali, më pas Erion Braçe, dy emra jo pak të rëndësishëm dhe me kontribute të rëndësishme në PS por edhe në epokën e Rilindjes, kanë përcjellë qëndrime pak a shumë, jashtë “gardhit” zyrtar të kësaj force politike që qeveris vendin nga 2013.Edhe pse mund të jetë thjesht rastësi diferenca 7 minuta mes dy reagimeve, e vështirë të mos besohet se ka njëfarësoj koordinimi në distancë në qendrimet e të dyve. Ish- kryetarja e Kuvendit dhe ish- ministrja e jashtme Spiropali, ka bërë një shkrim të gjatë, duke u përpjekur të sqarojë zërat për përplasje të saj me kryeministrin Rama në mbledhjen e GPS.“Ajo që po ndodh nuk është...