‘Dekreti, i ngutshëm’, Haxhiu: Zgjedhja e Presidentit, përgjegjësi e të gjithëve!

‘Dekreti, i ngutshëm’, Haxhiu: Zgjedhja e Presidentit, përgjegjësi e të gjithëve!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja, duke theksuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të nevojshme dhe se partitë politike duhet të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit, ndërsa i vetmi kandidat që ka arritur konsensus sipas saj, është Murat Jashari. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në një intervistë për RTK-në ka folur për qëndrimet e subjektit politik që i takon për procesin e zgjedhjes së presidentit. “Për mua dekreti i presidentes ka qenë i ngutshëm, befasues, sepse s’kam pritur që ajo shpërndan Kuvendin e Republikës së Kosovës, sidomos për shkak se pas ndërprerjes së seancës së 5 marsit, unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për faktin se kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që kërkon...