Deklaratat e Ramës/ Gjokutaj: Larg duart nga RTSH, është aset kombëtar dhe jo pronë e qeverisë
Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar Radio Televizionin Shqiptar si një aset kombëtar dhe një institucion të rëndësisë së veçantë për shtetin shqiptar. Sipas tij, gjendja e vështirë financiare dhe rënia e cilësisë së RTSH nuk janë të rastësishme, por pasojë e politikave diskriminuese shtetërore që kanë favorizuar mediat private dhe kanë dobësuar qëllimisht transmetuesin publik. Gjokutaj paralajmëron se çdo tentativë për mbylljen apo tjetërsimin e RTSH do të përbënte një akt të rëndë ndaj vlerave kombëtare dhe një rrezik serioz për demokracinë. Postimi në FB: Të nderuar Miq! Radio Televizioni Shqiptar është aset Kombëtar madje një nga objektet e rëndësisë së veçantë për të cilin duhet luftuar me buxhete dhe donacione për ta rikthyer në eficiencë!...
Burimi:
syri.net