Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin
Kryetari i Bordit të FK Partizani, Filip Çakuli, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Sali Berisha lidhur me pronësinë dhe drejtimin e klubit të kuq. Në reagimin e tij publik, Çakuli i cilëson deklaratat e Berishës si shpifje të vazhdueshme, duke theksuar se Partizani është në pronësi të biznesmenit Gazment Demi dhe jo të Olsi Rama, i cili sipas tij është thjesht një i punësuar në klub. Ai shton se gjithçka mund të verifikohet përmes dokumenteve zyrtare, duke përmendur pagat dhe sigurimet shoqërore të stafit, ndërsa akuzon Berishën për deformim të realitetit dhe sulme politike ndaj një klubi që, sipas tij, funksionon sipas standardeve ndërkombëtare dhe merr pjesë në aktivitetet e UEFA. Çakuli nuk kurseu as gjuhën e fortë, duke e cilësuar Berishën si “gënjeshtar...
Burimi:
javanews.al