Deklarata e Ramës për kërkesën e SPAK, PD: Urdhëroi Peleshin dhe Ballën të ndërprisnin shqyrtimin në Këshillin e Imunitetit

Deklarata e Ramës për kërkesën e SPAK, PD: Urdhëroi Peleshin dhe Ballën të ndërprisnin shqyrtimin në Këshillin e Imunitetit

Në podcastin “Flasim”, Edi Rama u shpreh se kërkesa e SPAK nuk do të shqyrtohet pa folur Gjykata Kushtetuese. Për këtë ka reaguar dhe vetë Partia Demokratike me anë të një njoftimi të dhënë nga zyra e shtypit, ku shkruan: Edi Rama, në një akt puçist antikushtetues, njoftoi sot bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres së tij, Lubi Balluku, sipas tij deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai shpalli këtë vendim pasi urdhëroi Peleshin dhe Ballën të ndërprisnin brutalisht, pa asnjë shkak, shqyrtimin në Këshillin e Imunitetit dhe Mandateve të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut. Ky është një akt tjetër tepër i rëndë, puçist dhe antikushtetues, një...