Deklarata e KE për ‘Ballukun’, Bardhi: Peleshi, i urdhëruar nga Rama, ka kthyer kuvendin në bunker të korrupsionit qeveritar
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka përshëndet në një reagim, qëndrimin e Komisionit Evropian dhe shpreh mirënjohjen për nxitjen e autoriteteve shqiptare që të mos pengojnë drejtësinë. “Për fat të keq, shkruan Bardhi, Kryetari i Kuvendit për 8 javë me radhë ka qenë në krye të frontit kundër drejtësisë, sipas urdhrit politik të Edi Ramës për ta shndërruar Kuvendin në bunker të korrupsionit qeveritar”. Mesazhi: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përshëndet qëndrimin e Komisionit Evropian dhe shpreh mirënjohjen për nxitjen e autoriteteve shqiptare që të mos pengojnë drejtësinë. Qëndrimi i Komisionit Evropian që: “Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë PA VONESË kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për...
Burimi:
syri.net