Dega e Partisë Demokratike në Durrës zgjedh sot kryetarin e ri

Dega e Partisë Demokratike në Durrës zgjedh sot kryetarin e ri

Sot po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Durrës. Procesi i votimit ka nisur normalisht në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 18:00, në ambientet e degës së partisë në qytet. Fillimisht në garë ishin dy kandidatë, Adrian Gashi dhe Alban Zhiti, ndërsa anëtarësia e partisë është ftuar të marrë pjesë në procesin e votimit. Megjithatë, mbrëmjen e djeshme Alban Zhiti ka njoftuar tërheqjen nga gara, duke lënë si kandidat të vetëm Adrian Gashi. Zgjedhjet zhvillohen pasi ish-kryetari i degës së PD në Durrës, Ardian Muka, ka dhënë dorëheqjen rreth një muaj e gjysmë më parë. Adrian Gashi, i cili pritet të marrë drejtimin e degës së PD në Durrës, është me profesion oficer gjyqësor dhe gjithashtu...