Debate në mbledhjen e grupit të PS? Peleshi: Nuk ka përçarje, por diskutime
Në cilësinë e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste në Qarkun Korçë, Niko Peleshi nisi sot turin e takimeve të quajtuar “Punët për Shqipërinë”. Nga Maliqi, ku mblodhi Asamblenë e zgjeruar të PS-së në këtë bashki, Peleshi foli për mediat lidhur me reformën territoriale dhe sinergjinë mes socialistëve. Për reformën territoriale, Peleshi tha se, pavarësisht propozimeve të larmishme që mund të bëhen nga 2 kampet parlamentare kryesore, “e rëndësishme është që produkti final duhet të orientohet nga nevoja për të rritur efiçencën e bashkive tona”. “Është e vërtetë që është krijuar komisioni për reformën territoriale administrative, lajmi i mirë është që deri tani kemi një bashkëpunim bipartizan edhe shpresoj që edhe produkti final të jetë një produkt i përbashkët, pra të ketë dakordësi në të dyja forcat politike, sepse kjo...
Burimi:
opinion.al