Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë: Populli të marrë pjesë në seanca, pse i bëni fshehur

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë: Populli të marrë pjesë në seanca, pse i bëni fshehur

PAMJE NGA MBLEDHJA VLORË-Gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës këtë të premte palët nuk ranë dakort për rendin e ditës, ku pas tensioneve dhe debateve takimi u anulua. Sipas këshilltarëve të opozitës, rendi i ditës kishte shumë çështje për diskutim, 21 pika të përcaktuara. Kjo gjë, bëri që të nisnin diskutimet në sallë  sa i përket fluksit të lartë të çështjeve të rëndësishme për diskutim në mbledhjen e sotme.  Elpiniqi Merkuri, kryetare e Këshillit Bashkiak të Vlorës, pas diskutimeve mes këshilltarëve e kaloi rendin e ditës në votim. Prej procesit të votimit u numëruan 25 vota pro për rendin e ditës, çka bëri që ky rend dite të mos kalojë, duke u “djegur” për një votë. Sipas legjislacionit në fuqi, që një...