Debat i ashpër në Komision/ Blushi përplaset me Braçen për TVSH-në e ushqimeve: Kërkoni ndjesë pensionistëve për…
Debate të forta janë shënuar në Komisionin e Ekonomisë, ku kreu i grupit parlamentar të PL-së, Tedi Blushi u përplas ashpër me deputetin socialist Erion Braçe lidhur me premtimin e parealizuar për uljen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore. Në fjalën e tij, Blushi i kërkoi mazhorancës dhe në veçanti deputetëve të Partisë Socialiste që të kërkojnë ndjesë publike qytetarëve dhe pensionistëve, për atë që e cilësoi si një mashtrim elektoral të bërë në vitin 2013. Ai theksoi se ulja e TVSH-së ka qenë një premtim i drejtpërdrejtë i PS-së, i ripërsëritur edhe nga nënkryetari i komisionit, por që nuk është realizuar as pas 13 vitesh në pushtet. Sipas Blushit, ulja e TVSH-së nga 20% në 5% për produktet bazë nuk është vetëm një...
Burimi:
sot.com.al