DASH thirrje qytetarëve amerikanë që të “LARGOHEN TANI” nga vendet në Lindjen e Mesme
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të “LARGOHEN TANI” nga vendet në gjithë Lindjen e Mesme “për shkak të rreziqeve serioze për sigurinë”, raporton CNN, përcjell Reporteri.net. Atyre u është bërë thirrje të largohen “duke përdorur udhëtimet e disponueshme” nga Bahreini, Egjipti, Irani, Iraku, Izraeli, Bregu Perëndimor dhe Gaza, Jordania, Kuvajti, Libani, Omani, Katari, Arabia Saudite, Siria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni. “Amerikanët që kanë nevojë për ndihmën e Departamentit të Shtetit për të organizuar largimin , THIRRNI 24/7 në +1-202-501-4444 (nga jashtë) dhe +1-888-407-4747 (nga SHBA dhe Kanada). REGJISTROHUNI në http://step.state.gov për të marrë përditësimet më të fundit të sigurisë nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së”, thuhet në postim. The @SecRubio @StateDept urges Americans to DEPART...
Burimi:
syri.net