Dash Sula shfaqet krah Ramës për herë të parë, kryeministri: Inspektimi mbetet sfidë, por reforma vazhdon
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ditën e sotme zhvilluan një takim me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektoriateve të vendit, për fazën e re të reformës së sistemit të inspektimeve. Kryeministri theksoi se faza e re e reformës së inspektimeve synon të forcojë strukturën e inspektorateve dhe të sigurojë që inspektimi të jetë më efikas dhe më transparent. Në krah të Ramës ishte kryeinspektori i ri i Përgjithshëm, ish- deputeti demokrat Dash Sula, i cili mori detyrën vetëm pak ditë më parë. Kjo është dalja e tij e parë në krah të kryeministrit. Rama: Është një moment shumë i rëndësishëm i kësaj reforme. Pasi kaluam fazën e parë e cila pati nevojë për përgatitje për të studiuar modelet...
Burimi:
vizionplus.tv