Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Vetëm pak kohë pasi mori zyrtarisht detyrën si Kryeinspektor i Përgjithshëm, Dashnor Sula do të kërkojë riformatojë inspektoratet e Shqipërisë. Një nismë e tillë sipas Sulës, merret për të luftuar korrupsionin brenda këtyre institucioneve. Një nga institucionet që Sula kërkon të riformatojë është Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pasi sipas tij, IKMT duhet të jetë një institucion që respekton vetëm ligjin dhe nuka pjesë të tij “matrapazët”. Kryeinspektori ka deklaruar se nuk është korrekte që shumica e trupës së IKMT-së të jenë juristë, ndërsa përqindja më e vogël të jenë inxhinierë. “Me gjithë respektin që kam për juristët, pasi jam edhe vetë jurist, nuk mund të lejojmë që 95% e trupës të jetë jurist dhe vetëm 5% inxhinierë. Duhet që ne të kemi profesionistë në...