Ç’tregon fraza: “çunat kanë paguar nga xhepi për mediat”

Ç’tregon fraza: “çunat kanë paguar nga xhepi për mediat”

Ç’tregon fraza: “çunat kanë paguar nga xhepi për mediat”Nga Andi Bushati Ngurimi i deputetëve socialistë për të dorzuar imunitetin e Belinda Ballukut i ka nxjerrë në dritë të keqe të gjithë borizanët e rrezikut të supozuar për një “grusht shteti”. Tashmë është e qartë, se që kur Edi Rama dha urdhërin se zëvendësja e tij do të mbrohej duke e ankimuar pezullimin e saj në kushtetuese, në mediat tona u sajua një fortunë në gotë, gjoja për rrëmbimin e kompetencave të kryeministrit, kontradiktat mes pushteteve të pavarura dhe shpërfilljen e mandateve të siguruara me votë popullore. Cilido që nuk kishte interesa okulte që ta mbanin peng e kuptonte lehtësisht se këto ishin alibi qesharake. Por pavarësisht kësaj, titujt e mediave online, lajmet kryesore, emisionet e...