“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundit për mediat këtë vit, ka folur për një sërë çështjesh. Vitin e shkuar, më 30 dhjetor 2024, ai theksoi se Partia Socialiste ka bërë një transformim epokal të vendit. Veçanërisht u ndal te administrata publike dhe sofistikimi i dhënies së shërbimit ndaj qytetarëve. “Morëm një vend të zhytur në borxhe e pluhur, sot jemi në kushte të tjetra, është bërë një transformim epokal. Jemi vend avangard në drejtim të shërbimeve online”, ka thënë numri një i kabinetit. Teksa vuri theksin te platforma e-Albania, kreu i qeverisë përmendi edhe futjen në platformë të një “asistenti të ri virtual me zë e figurë”. Foli edhe për TikTok, platformë për të cilën parashikohet të japë deklarata edhe sot, pasi po mbushet thuajse 1...