Çollaku: Paratë kriminale kanë tejkaluar buxhetin, ekonomia e kriminalizuar
Fenomeni i pastrimit të parave në Shqipëri ka arritur përmasa alarmante, duke tejkaluar edhe fuqinë e buxhetit të shtetit dhe duke instaluar një sistem ku ekonomia është kriminalizuar dhe krimi është politizuar. Kështu deklaroi në studion e ‘Kafe Shqeto’ gazetari Basir Çollaku, i cili argumentoi se sasia e parave të pastruara është aq e madhe sa “është bërë pis gjithë Shqipëria”. Sipas tij, sasia e parasë informale dhe asaj me burim kriminal, veçanërisht nga trafiku i drogës, ka arritur në nivele të frikshme, duke u bërë një “konkurruese e denjë e buxhetit”, madje duke e tejkaluar atë. Ai përmendi ekzistencën e dy-tre grupeve kriminale që zotërojnë pasuri nga 8 deri në 10 miliardë euro secili, shifra që e lënë buxhetin e shtetit “anash kësaj historie”....
Burimi:
syri.net