“Çmimet e larta të produkteve bazike dhe nafta po shkaktojnë…”/ Këlliçi: Kemi në dorë ta ndalim këtë përçudnim

“Çmimet e larta të produkteve bazike dhe nafta po shkaktojnë…”/ Këlliçi: Kemi në dorë ta ndalim këtë përçudnim

Rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe e karburanteve po krijon një fenomen të ri në Shqipëri, të cilin deputet i PD, Belind Këlliçi, e cilëson si “eksod ditor” të qytetarëve drejt vendeve fqinje për të siguruar jetesën. Sipas tij, në vend nuk po ndodh më vetëm emigrimi afatgjatë, por një formë e re largimi e përditshme, ku qytetarët kalojnë kufirin për të blerë naftë dhe ushqime më të lira. Këlliçi shprehet se rreth 40 mijë qytetarë largohen çdo vit nga Shqipëria, ndërsa paralelisht është shtuar ndjeshëm edhe lëvizja e përditshme drejt vendeve fqinje për arsye ekonomike. “Nga ikja përjetë, tek ikja përditë është niveli i ri i krizës për Shqipërinë”, thekson ai. Në fund të reagimit të tij, Këlliçi apelon se situata nuk është...