Çmendet Rama, sulmon ashpër drejtësinë: Shija e pavarësisë reale u ka dehur
Ashtu siç pritej, Edi Rama ka nisur menjëherë sulmin ndaj drejtësisë në fjalimin e tij përpara grupit parlamentar socialist. Fillimisht ai sulmoi median dhe opozitën se po hedhin bomba artificiale. Më pas vazhdoi sulmet ndaj prokurorëve duke thënë se po ndërhyjnë brutalisht në pushtetin e ekzekutivit. Rama tha se prokurorët dhe gjyqtarët janë ‘dehur nga shija e pavarësisë reale’ dhe po lëshojnë fletë-thirrje dhe fletë- arreste të shumta. Rama sulmoi prokurorinë duke thënë se është çmenduri kërkesa për pezullimin e një ministri. "Ka nisur një lëvizje sportive prokurorësh, në garën për mandatin e ardhshëm të SPAK, duke prerë fletë-arreste në tufa për çështje që nuk janë fare penale, apo në rastin më të keq, në botë hetohen në gjendje të lirë. Siç ishte rasti emblematik...
Burimi:
syri.net