Cila është e vërteta amerikane për vizat? Krasniqi: Jemi i vetmi vend i NATO-s që SHBA na pezulloi

Cila është e vërteta amerikane për vizat? Krasniqi: Jemi i vetmi vend i NATO-s që SHBA na pezulloi

Politologu Afrim Krasniqi ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një krizë serioze marrëdhëniesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të administratës Trump për të pezulluar vizat, duke e cilësuar vendin tonë si të vetmin anëtar të NATO-s që përballet me një masë të tillë. I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2, Krasniqi tha se vendimi nuk është surprizë, por rezultat i një procesi të gjatë akumulimi problemesh që lidhen me korrupsionin, trafikun, zgjedhjet dhe standardet demokratike në Shqipëri. Sipas tij, këto shqetësime janë reflektuar në dokumente zyrtare të administratës amerikane dhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare. “Është alarmante që Shqipëria përfshihet në një listë ku nuk janë vende me volume shumë më të mëdha emigracioni si India, Kina apo edhe Serbia...