Çfarë paralajmëronte Rama?/ Skualifikohen gjigantët botërorë, mbetet një kompani: Misteret e tenderit të Porto Romanos

Çfarë paralajmëronte Rama?/ Skualifikohen gjigantët botërorë, mbetet një kompani: Misteret e tenderit të Porto Romanos

Prishja e Portit dy mijë vjeçar të Durrësit për t’i hapur rrugë ndërtimit të një marine turistike dhe rezidencave të banimit, pavarësisht kontestimeve që pati edhe në Gjykatën Kushtetuese, tashmë është bërë një fakt i kryer! Në episodet më parë treguam me dokumenta se si ky projekt ka arritur të investojë vetëm 10 milion euro nga kapitali i kompanisë së z. Mohamed Alabar kur u fol për miliarda euro investime. Transferimi i portit tregtar në zonën e Porto Romanos u premtua se do të fillonte si projekt paralelisht me nisjen e punimeve për Durrës Yacht Marina! Por sot, 3 vjet më pas, fati i tenderit për ndërtimin e tij nuk dihet! Porti tregtar që do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos ngre pikëpyetje të...