Çfarë ndodhi në Kryeministri / E përjashtoi nga konferenca, flet Ambrozia Meta: E pyeta Ramën për Ballukun…
Një pyetje për standardin e dyfishtë të drejtësisë mes qytetarëve të zakonshëm dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ka shkaktuar një reagim të paprecedentë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka përjashtuar nga konferenca për shtyp gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta. Gazetarja e pyeti kryeministrin se përse retorika e tij ndëshkuese me burg për qytetarët nuk zbatohej në rastin e Ballukut, e cila është nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në 11 episode. Në vend të një përgjigjeje, kryeministri kaloi në sulme personale ndaj gazetares dhe televizionit ku ajo punon. Përplasja verbale u përshkallëzua kur kryeministri urdhëroi personalisht gazetaren të largohej nga salla. Gjatë një interviste me gazetarin Arnold Kariqi në Syri tv, Meta, se pas daljes nga konferenca, kryeministri e ka...
Burimi:
syri.net