Çfarë ndodh në gjyqet e Berishës? Genc Gjokutaj zbardh përplasjet me prokurorët e SPAK

Çfarë ndodh në gjyqet e Berishës? Genc Gjokutaj zbardh përplasjet me prokurorët e SPAK

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka deklaruar në një emision televiziv se ish-kryeministri nuk i është shmangur asnjëherë drejtësisë dhe se përballja e tij me SPAK-un ka qenë e drejtpërdrejtë, përfshirë edhe debate të forta me prokurorët gjatë seancave të marrjes në pyetje. “Unë kam hyrë dhe dalë në SPAK dhjetëra herë bashkë me zotin Berisha. Kjo është prova më e qartë që rrëzon pretendimet se ai i shmanget drejtësisë. Berisha është paraqitur sa herë është thirrur”, u shpreh Gjokutaj. Avokati kritikoi masën e detyrimit për paraqitje, duke theksuar se ajo është vendosur në kundërshtim me Kushtetutën, pasi nuk është marrë autorizimi i Kuvendit për një deputet dhe lider opozite. “Detyrimi për paraqitje, pa autorizim të Kuvendit, për një deputet dhe kryetar të opozitës...