‘Çfarë ka PD me Policinë e Shtetit?’, Ish-ministri Hoxha: Doni t’i digjni të gjallë, përdorni fëmijët për krime

‘Çfarë ka PD me Policinë e Shtetit?’, Ish-ministri Hoxha: Doni t’i digjni të gjallë, përdorni fëmijët për krime

Ish-ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur për protestën e zhvilluar më 10 shkurt nga Partia Demokratike. Hoxha thotë se është kriminale të përdorësh fëmijët për akte dhune ndërsa shtoi se PD kishte për qëllim të digjnin të gjallë policët. “Çfarë ka opozita me policinë e shtetit? Është komplet brenda sferë kushtetuese. Polica është në detyrë dhe duhet të kemi mirënjohje për të gjithë sokolët që janë aje që mbajnë mbi kokë kapelën e Policisë së Shtetit. Sot dua të theksoj që hiqni dorë duke përdorur fëmijët se është ngjarje kriminale. Është e turpshme që merrni fëmijë që i izoloni gojën e fytyrën dhe i hidhni kundrejt policisë. Taktika e mëparshme ishte të godasim blindë, mjete e mburoja, tani i hidhni molotov, do t’i digjni të gjatë....