Çfarë i ndodhi? Berisha ‘braktis’ protestuesit, i hipën ‘Benzit’ me ‘urgjencë’ dhe largohet

Çfarë i ndodhi? Berisha ‘braktis’ protestuesit, i hipën ‘Benzit’ me ‘urgjencë’ dhe largohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është larguar me automjetin e tij tip ‘Benz’ nga protesta e PD-së para Kryeministrisë. Në sheshin para Kryeministrisë, protestuesit kanë krijuar një situatë jo normale, duke hedhur molotov dhe gurë drejt godinës së Kryeministrisë, por edhe policëve. Ende nuk dihet nëse protesta e thirrur nga Berisha do të mbyllet këtu, apo protestuesit do të zhvendosen drejt Parlamentit si në protestën e kaluar.