“Çështja e Ballukut test për Shqipërinë”, kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Nuk e takoj Berishën, protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

“Çështja e Ballukut test për Shqipërinë”, kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Nuk e takoj Berishën, protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

Bashkimi Europian vjen me mesazhe të qarta në Tiranë sa i takon hetimit të zv.kryeministres Belinda Balluku, protestave të dhunshme të opozitës apo iniciativës ligjore të PS-së për të mos lejuar pezullimin nga detyra të krerëve të shtetit. Mesazhet i ka dhënë kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, një emër i njohur për politikën e Tiranës. Në 2017, kur PD-ja kishte ngritur çadrën përballë Kryeministrisë, ai u thirr si negociator mes Bashës dhe Ramës. Megjithatë 9 vjet më vonë, McAllister zgjodhi të mos takonte kreun e PD-së, Sali Berisha, por tre deputetë të saj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi. Në konferencën për shtyp ai u pyet edhe për hetimin ndaj zv.kryeministres Balluku. Sipas McAllister, hetimi i kësaj çështje është...