“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj

“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj

Çështja Balluku u kthye nga gazetarët në fokusin kryesor të konferencës për shtyp të kreut të PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit drejtoi gishtin nga Edi Rama si fajtorin kryesor të zvarritjes së një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, që shfrytëzohet nga mazhoranca për të shtyrë gjithashtu vendimin në Këshillin e Mandateve, për heqjen e imunitetit ndaj numrit dy të Qeverisë. “Tregon tërheqjen zvarrë, se si Edi Rama tërheq zvarrë dhe poshtëron Gjykatën Kushtetuese. Kjo është dëshmia e parë e asaj që po ndodh. Ajo mori përsipër një çështje, të cilën absolutisht nuk mund ta shqyrtonte pakaluar në Apel dhe Gjykatën e Lartë. Dhe ajo, me urdhër të Edi Ramës, ka caktuar deri më tani tre data dhe nuk e shqyrton dot, sepse Edi Rama e...