Çështja “Balluku”, Kushtetuesja: Procedura në vijim e sipër, shqyrtimi në 22 janar

Çështja “Balluku”, Kushtetuesja: Procedura në vijim e sipër, shqyrtimi në 22 janar

Gjykata Kushtetuese ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratave të fundit publike të bëra nga subjekte të ndryshme, që lidhen me procedurën dhe rezultatin e votimit për pezullimin e zbatimit të disa vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me masën “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku. Në sqarimin e saj për publikun dhe median, Gjykata Kushtetuese thekson se deklaratat e bëra janë tërësisht të pavërteta dhe i përgënjeshtron ato në mënyrë kategorike. Sipas institucionit, bëhet fjalë për një procedurë gjyqësore kushtetuese që është ende në zhvillim dhe nuk ka asnjë vendimmarrje përfundimtare. Gjykata bën të ditur se më 22 janar 2026 do të shqyrtojë çështjen në një seancë plenare publike. Palë kërkuese në...