Çështja Balluku, ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar imunitetin e zv.kryeministres

Çështja Balluku, ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar imunitetin e zv.kryeministres

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka lajmëruar se do të mblidhet më 28 janar për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku. Kujtojmë se mbledhja e fundit e Këshillit u mbajt më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Mbledhja zgjati gati 5 orë dhe u zhvillua në praninë e kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho i cili sapo kishte marrë detyrën si dhe prokurorëve të çështjes. Siç mësoi TCH gjatë mbledhjes SPAK paraqiti një USB me 16 mijë faqe prova për të argumentuar arrestimin e zv.kryeministres Balluku. USB-ja iu dorëzua të gjithë anëtarëve të Këshillit të Mandateve. Gjatë mbledhjes u mësua gjithashtu se avokatët e Ballukut kërkuan 2 javë kohë për të shqyrtuar materialin e USB-së ndërkohë Prokuroria e Posaçme tha se 3...