Çështja “Balluku”/ Grupi Parlamentar i PD kallëzon Niko Peleshin për “Shpërdorim detyre”: Bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Çështja “Balluku”/ Grupi Parlamentar i PD kallëzon Niko Peleshin për “Shpërdorim detyre”: Bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, ndaj Kryetari të Kuvendit Niko Peleshi. Në arsyetimin e saj PD thotë se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka bllokuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK që kërkon heqjen e mandatit të Ballukut me qëllim arrestimin e saj. Top Channel