Çështja Balluku/ Berisha: Kemi komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, e panë vetë gjendjen e rëndë
Kreu demokrat tha sot para gazetarëve se PD ka “komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, ata erdhën dhe e panë vetë gjendjen e rëndë të Shqipërisë”. Pjese nga konferenca Marsi Korreshi: Ju keni thënë që, Edi Ramën nuk do ta rrëzojë as drejtësia, as ndërkombëtarët, por qytetarët. Por a po komunikoni dhe a po komunikon opozita me ndërkombëtarët lidhur me këtë situatë, lidhur me një refuzim zyrtar që mazhoranca po i bën arrestimin të Ballukut, kërkesës së SPAK? Sali Berisha: E vërteta është se, ne kemi patur komunikim të vazhdueshëm për këtë problem. Por fatmirësisht, siç jeni në dijeni ka patur vizita intensive ndërkombëtare në Tiranë gjatë këtyre dy muajve të përqendruara, kryesisht në këtë çështje. Ndaj dhe, shumë pak ka qenë e nevojshme, do të...
Burimi:
syri.net