Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Ceremonia për nxënësit ekselentë, Rama ndan medaljet e arta: Nuk ka privilegj më të madh sesa të vlerësosh rezultatet tuaja
Sot u mbajt ceremonia për “Medaljet e Arta” që u shkoi nxënësve ekselentë, pasi mbaruan gjimnazin me 10 absolute në të treja vitet. Kryeministri Edi Rama, i cili ndau medaljet, u shpreh se nuk ka privilegj më të madhe sesa të vlerësojë përpjekjet dhe rezultatet e tyre. “Besoj që nuk ka privilegj më të madh sesa të kesh detyrën të vlerësosh përpjekjen dhe rezultatet e njerëzve si ju“, u shpreh Rama. Më tej ai shtoi “S’ma ha mendja se juve e mendoni se çfarë do të thotë për mua personalisht, besoj që për ne të gjithë si njerëz, pavarësisht moshës, statusit, shembujt janë shumë të rëndësishëm për të na nxitur që të vazhdojmë më tutje, na nxisin në forma dhe drejtime të ndryshme, shembulli i...