Celibashi thërret seancë publike, nesër vendoset për raportin e auditimit dhe financat e partive në zgjedhjet e 2025-s
Abuzime, fshehje shpenzimesh dhe mosdeklarime kanë dalë në dritë nga raporti përfundimtar i auditimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për fushatën parlamentare të 11 Majit 2025. Për të zyrtarizuar këto gjetje dhe për të propozuar sanksionet përkatëse, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka thirrur një seancë të rëndësishme publike që do të zhvillohet ditën e nesërme, e enjte, në orën 11:00. Dokumenti voluminoz, i zbardhur përpara seancës, pritet t’i hapë rrugën një vale gjobash që kapin vlerën e miliona lekëve, të cilat do t’i përcillen për vendimmarrje përfundimtare Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Baza ligjore dhe objekti i seancës Thirrja e kësaj seance vjen si detyrim ligjor për të garantuar transparencën e partive politike në raport me 131.2 milionë lekët e shpërndara nga...
Burimi:
javanews.al