Çela: Sot çdo shqiptar duhet të jetë në shesh, kjo qeveri të jep arsye çdo ditë për të protestuar
Ish-kryetari i PD-së Pogradec, Genti Çela, në një intervistë për Syri TV me gazetarin Arnold Kariqi, theksoi se qytetarët shqiptarë kanë arsye të forta për të protestuar çdo ditë kundër qeverisjes aktuale. Sipas tij, qeveria e Edi Ramës ka shkatërruar besimin në institucionet shtetërore, shoqërinë civile, sindikatat dhe median, duke i kthyer ato në instrumente të pushtetit. Çela nënvizoi se Partia Demokratike merr mbi vete detyrën e përfaqësimit të qytetarëve, duke luftuar korrupsionin, vjedhjet dhe grabitjen që ndodhin çdo ditë, dhe bëri thirrje që sot, në orën 17:00, çdo shqiptar të jetë në shesh për të demonstruar kundër keqqeverisjes. Genti Çela: Atëherë, e sigurt është që përgjigjet pse duhet sot shqiptarët të protestojnë, vazhdimisht shtohen. Vazhdimisht kjo qeveri të jep çdo ditë arsye për të...
Burimi:
syri.net