Call center-at, lavatriçet moderne të mafias shqiptare

Call center-at, lavatriçet moderne të mafias shqiptare

Nga Alba Kepi/ Mjafton një zyrë, disa telefona dhe një emër biznesi. Call center-at janë kthyer në lavatricët moderne të mafias: struktura të ligjshme në letër, por thellësisht kriminale në përmbajtje. Në një hetim të dosjes “Mafia Capitale” në Romë, elementët kriminalë shpreheshin se me emigrantët bëheshin më shumë para sesa me drogën. Ndërkohë, në Shqipëri, shprehja më në modë e viteve të fundit mes oligarkëve dhe pushtetit është se një call center është më fitimprurës sesa një anije me kokainë. Kjo frazë e përditshme pasqyron realitetin e ekonomisë informale dhe të mekanizmave modernë të pastrimit të parave të mafias në Shqipëri. Si riciklon mafia paratë përmes call center-ave? Call center-i është bërë një nga instrumentet më të preferuara të krimit të organizuar për pastrimin e...